Nis çlirimi i rrugëve kombëtare, afati mbaroi: Nga veriu në jug, bizneset po heqin vetë objektet. Më pas, radha e fadromave

Nis çlirimi i rrugëve kombëtare, afati mbaroi: Nga veriu në jug, bizneset po heqin vetë objektet. Më pas, radha e fadromave

31 korriku ishte afati i fundit për lirimin e hapësirave publike, jo vetëm në qytete, por edhe në akset nacionale. Në arterien kryesore të vendit, Tiranë–Durrës, si dhe në rrugët urbane të qytetit bregdetar, bizneset kanë zbatuar gjithashtu urdhrin për lirimin e rrugëve. Edhe në qarkun e Elbasanit, IKMT ka verifikuar rreth 160 subjekte të ndërtuara përgjatë akseve nacionale dhe, deri tani, ndonëse ka skaduar afati, vihen re shumë subjekte që nuk i kanë liruar vullnetarisht hapësirat e zëna. Për shkelësit janë paralajmëruar penalizime dhe prishje e detyruar e ndërtimeve, ndërsa aksioni do të nisë fillimisht me verifikimin e dokumentacionit...