Nis ‘aksioni’ te Ministria e Arsimit, protestuesit shkulin pllakat dhe ‘i fluturojnë’, ndërhyn policia
pamje nga protesta TIRANË- Vetëm 30 minuta zgjati qetësia në nisje të protestës, në ditën e gjashtë të tubimit para Ministrisë së Arsimit. Pas këngëve dhe valleve, situata është tensionuar, teksa protestuesit kanë nisur të shkulin pllakat e trotuarit dhe të hedhin gurë dhe mjete piroteknike. Raportohet se si pasojë e hedhjes së gurëve, një protestuese ka mbetur e lënduar. Ndërkohë, ka nisur edhe ndërhyrja e policisë në kundërpërgjigje për të qetësuar situatën./ZËR
Burimi:
zeri.ai