Nikola Kedhi: Përgjimet e publikuara nga Arben Ahmetajt janë një tërmet politik, Shqipëria në emergjencë kombëtare
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar pas rrëfimit dhe audiopërgjimeve të publikuara nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në 'Çim Peka LIVE', duke i cilësuar akuzat një çështje që, sipas tij, shkon përtej përplasjes politike mes mazhorancës dhe opozitës. Kedhi deklaron se vendi ndodhet përballë një “emergjence kombëtare” dhe bën thirrje për reagim qytetar dhe pjesëmarrje më të madhe në protestat e opozitës. Reagimi i nënkryetarit të PD, Nikola Kedhi: Rrëfimi dhe audiopërgjimet e publikuara mbrëmë nga ish-Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në çdo demokraci minimalisht normale do të kishin shkaktuar një tërmet politik dhe institucional. Kryeministri dhe qeveria do të duhej të jepnin dorëheqje menjëherë, ndërsa drejtësia do ishte vënë pa humbur asnjë minutë në lëvizje. Por Shqipëria sot nuk është një demokraci normale, dhe as...
Burimi:
syri.net