Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Nico Williams nuk erdhi, Barcelona hedh sytë nga objektivi i vjetër
4 Korrik 2025 18:28 Telesport Për të dytën verë rresht, Nico Williams “gënjen” Barcelonën dhe në fund vendos të rinovojë më Athletic Bilbao. Kur të gjithë prisnin zyrtarizimin e anësorit spanjoll te Barcelona, ai rinovojë deri në vitin 2035 me klubin bask. Gjithsesi, drejtuesit e Barcelonës duke mos pasur më kohë për të humbur, i janë rikthyer pistës së vjetër që mban emrin e Marcus Rashford. Anglezi është jashtë planeve të Ruben Amorim pas përfundimit të huazimit tek Aston Villa dhe rikthimit te Man. United. Raportime të ndryshme thonë që Rashford pranon dhe një ulje të ndjeshme të rrogës që...