Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Nico Williams-Barcelona, agjenti takohet me Deco. Ndërkohë, Yamal e “josh” shokun përmes rrjeteve sociale
👁11585
“Telenovela” e merkatos që ndezi verën e kaluar është gati të hapë një kapitull të ri. Sipas asaj që raporton “Sport”, Félix Tainta, agjenti i Nico Williams, është takuar në Barcelonë me Decon, drejtorin sportiv të blaugranave, për të “sonduar” sërish mundësinë e sjelljes së anësorit të Athletic Club në “Camp Nou”. Një opsion i vlerësuar edhe 12 muaj më parë, por që më pas dështoi. Për të rikthyer vëmendjen mbi këtë pistë është kujdesur Lamine Yamal, miku i ngushtë i Nico, i cili publikoi në rrjetet sociale disa foto të tyre duke festuar gola së bashku. Një gjest që...