Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ngriti 144 kilogramë me një gisht të vetëm, kinezi me fuqi të jashtëzakonshme vendos rekord “Guiness”
Liu Weiqiang theu një rekord botëror vetëm me… një gisht. Eksperti i fitnesit nga Kina arriti të ngrejë plot 144 kilogramë me vetëm gishtin e mesit, duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur nga Egmond Molina, i cili në mars të vitit 2024 kishte ngritur 138.5 kilogramë me një gisht të vetëm. Për të pasur një ide më të qartë se sa peshojnë 144 kg, mjafton të mendoni për peshën e një lavatriçeje dhe tharëseje së bashku, një vaske të mbushur me ujë, një motoçikletë të vogël, ose edhe dy fuçi të mbushura me birrë. Padyshim mbresëlënëse. Si ia doli?...