Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Ngrihet kulla 19-katëshe e Union Bank në Ali Dem, prek shkollën “1 Maji” dhe statujën e Heroit të Popullit
👁9616
Ali Dem TIRANË- Një godinë me 19 kate është planifikuar të ngrihet në bulevardin “Bajram Curri”, në hyrje të lagjes “Ali Demi”. Por, ajo që vihet re në vendimin e marrë nga Këshilli Kombëtar i Territorit është se kjo kullë do të marrë pjesë nga rruga dhe nga shkolla “1 Maji”. Objekti, sipas dokumentit të siguruar nga ZËRI është planifikuar të ndërtohet nga “Union Bank”, “Auto City” dhe “Arch Investor”. Funksioni kryesor i kësaj kulle do të jetë për hapësira për zyrat e Union Bank, gjë që thuhet edhe në dokument. “Funksionet e parashikuara janë selia e një prej bankave...