Ngrihet alarmi/ Mbrojtja Civile dhe IGJEO paralajmërojnë reshje intensive shiu në vend! Ja qarqet më të rrezikuara, priten furtunë dhe përmbytje
IGJEO dhe Mbrojtja Civile paralajmërojnë reshje intensive shiu në vend, qarqet më të rrezikuara Moti në vend pritet të pësojë një përkeqësim të ndjeshëm gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme, me reshje shiu që do të arrijnë intensitet të lartë në disa rajone. Sipas të dhënave meteorologjike, zonat më të prekura do të jenë në veri dhe në bregdetin qendror. “Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO), gjatë pasdites së sotme, 8 tetor, dhe ditës së nesërme, 9 tetor, priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Lezhë, si dhe reshje intensive në qarkun Durrës,” bën të ditur Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në një deklaratë zyrtare. Sa u përket rajoneve të tjera, IGJEO njofton se reshje mesatare deri...
Burimi:
javanews.al