Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ngjarje tronditëse në Vlorë: Nënkomisari i policisë dhe një individ me precedent rrahin kamarierin në mes të lokalit
Një akt dhune i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën e frekuentuar të Skelës, në qytetin e Vlorës. Në ambientet e një hoteli të njohur, përballë klientëve vendas dhe të huaj, një kamarier i ri është dhunuar brutalisht gjatë orarit të punës. Sipas burimeve dhe pamjeve nga vendngjarja, Ardian Isufi – ish-shef i Qarkullimit Rrugor të Vlorës dhe aktualisht nënkomisar në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër – së bashku me Leart Bimon, një person me precedent penal, kanë ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj kamarierit për një mosmarrëveshje të parëndësishme lidhur me një porosi. Dëshmitarët raportojnë se fillimisht...