Burimi:
Sot.com.al

Ngjarje e rëndë në Tiranë/ E reja plagos me thikë bashkëshortin pas sherrit, shpallet në kërkim nga policia
👁8848
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një grua 29-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka plagosur bashkëshortin e saj me thikë. Sipas Policisë së Tiranës, shtetasja Xh.S. ka goditur bashkëshortin për arsye ende të paqarta, të cilat janë në hetim. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit dhe dyshohet se pas një konflikti të çastit, gruaja ka përdorur thikën për të plagosur bashkëshortin. I plagosuri është dërguar në spital, ku po merr trajtim mjekësor, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe është...