Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ngjarje e rëndë në Lushnjë, një grua hidhet nga kati i 8-të i pallatit
👁13312
Ngjarja e rëndë sipas policisë ndodhi gjatë natës, në lagjen “Kongresi”, Lushnjë. Dyshohet nga hetimet paraprake se është vetëhedhur nga kati i tetë i pallatit ku banonte, shtetasja A. P., 68 vjeçe, dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Policia thotë se ajo cila vuante nga sëmundja e parkinsonit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.