Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ngjarje e rëndë në Kukës/ 15-vjeçari plagos bashkëmoshatarin, shoqërohet nga policia
👁2931
Kukës/Informacion paraprak Rreth orës 17: 25, në qytetin e Kukës, një shtetas i mitur rreth 15 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një shtetas po të mitur 15 vjeçar, i cili është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Prizrenit, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën. Si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, por dhe të bashkëpunimit me qytetarët, autori i dyshuar është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Kukës. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.