Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ngjarje e rëndë gjatë punës / Humb jetën punëtori, pronari përfundon në pranga
Policia e Tiranës ka arrestuar një 65-vjeçar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, 65-vjeçari ka njoftuar shërbimet spitalore, se kishte gjetur të pajetë, në një objekt në pronësi të tij, shtetasin që kishte punësuar për të kryer punime në këtë objekt, H. H., 58 vjeç, banues në Gramsh. Paraprakisht dyshohet se 58-vjeçari e ka humbur jetën gjatë procesit të punës në këtë objekt. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen hetime për të sqaruar dhe për të dokumentuar rrethanat e rastit.