Burimi:
Sot.com.al

Ngjarje e dhunshme në Fier-Seman/ Dy vëllezërit konfliktohen dhe përdorin armë
👁7562
Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në Fier-Seman, njësia administrative Gradishtë bashki Divjakë. Dy vëllezërit Zarif dhe Shpëtim Konja janë konfliktuar me grushte dhe më pas Zarifi ka qëlluar me armë ndaj vëllait. Të shtënat nuk e kanë prekur Shpëtimin, ndërkohë pasi ka gjuajtur me armë, Zarif Konja është larguar në drejtim të paditur. Policia në vendngjarje ka sekuestruar armën e gjahut tip karabinë dhe katër gëzhoja. Shënjestër është bërë një mjet i parkuar në anë të rrugës dhe tenda e një lavazhoje. Policia ka ndaluar...