Ngjarja në IEVP Burrel/ Drejtoria e Burgjeve jep detaje: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin

Ngjarja në IEVP Burrel/ Drejtoria e Burgjeve jep detaje: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin

E goditi me ekspres kafeje në kokë punonjësin e burgjeve në Burrel, reagon Drejtoria e Burgjeve: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ku i dënuari Dritan Imeri dhunoi një punonjës të Policisë së Burgjeve. Pas ngjarjes, ka reaguar zyrtarisht Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila bën me dije se Imeri ka sulmuar në befasi inspektorin Agron Bebja, duke e goditur me një ekspres kafeje në momentin kur po hapej dera e dhomës së tij të banimit. Sipas njoftimit, goditjet i kanë shkaktuar punonjësit dëmtime në zonën e kokës. Menjëherë pas incidentit, strukturat e sigurisë kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën dhe për të rikthyer kontrollin në institucion....