Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë
Detaje të reja mësohen për ngjarjen në Maqellarë të Dibrës, ku një i ri ka plagosur nënën e tij. Mësohet se 22-vjeçari me inicialet L.S., që plagosi nënën, është shoqëruar nga policia. Mësohet se 22-vjeçari ka kryer studimet e larta. Ndërsa kohët e fundit ka shfaqur shenja të pazakonta për sjelljen e tij, duke u mbyllur në vetvete. Maqellarë/Dibër Plagosi me mjet prerës (thikë), nënën e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Pocest, Maqellarë,...