Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ngec regjistrimi i fëmijëve në kopshte, Bashkia Tiranë paguan 210 milionë lekë për platformën që nuk funksionon…
Më 22 qershor përfundoi afati zyrtar për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike të Tiranës. Por ndryshe nga çfarë propaganda zyrtare e bashkisë promovon si “qytet digjital”, realiteti ishte një tjetër: dhjetëra prindër kanë mbetur në udhëkryq, pasi platforma “e-femije.tirana.al” ka qenë jashtë funksionit prej ditësh, duke pamundësuar regjistrimin e fëmijëve të tyre në sistemin publik. Përkundër denoncimeve të shumta në rrjetet sociale dhe portaleve informative, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga ana e Bashkisë së Tiranës. Kryebashkiakja e komanduar, Anuela Ristani, dhe drejtoresha e përgjithshme e çerdheve dhe kopshteve në Tiranë, Zhaneta Beqiri, dyshohet se kanë...