Ngacmimet online ndaj fëmijëve, Hazizaj: 3 incidente serioze, interneti nuk është i sigurt për ta, prindërit t’i kontrollojnë

Ngacmimet online ndaj fëmijëve, Hazizaj: 3 incidente serioze, interneti nuk është i sigurt për ta, prindërit t’i kontrollojnë

Shantazhi, gjuha e urrejtjes, bullizmi e deri tek ngacmimet seksuale janë fenomenet më të përhapura të dhunës online tek të miturit në vendin tonë. Drejtori i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA), Altin Hazizaj tha për Report Tv se shantazhi dhe kërcënimi seksual online përbëjnë rastet kryesore të raportuara. Ai u ndal edhe tek raporti i publikuar nga Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri, iSIGURT.al, ku tha se 437 rastet që ka nxjerr raporti janë serioze. ‘Të gjitha rastet që vijnë tek ‘Isigurt’ janë raste të rënda, sepse edhe fokusi i ‘isigurt’ është për bulizmin online ekstrem,...