Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Nga Strehim në Frymëzim: Bunkeri i Ulpianës shndërrohet në qendër për art dhe kulturë
Dikur vendstrehim i ndërtuar për të mbrojtur jetën në kohë lufte, sot një simbol i ringjalljes përmes artit dhe bashkësisë. Në zemër të lagjes Ulpiana në Prishtinë, bunkerët e errët, të harruar e të mbushur me lagështi, kanë nisur një kapitull të ri: janë shndërruar në një hapësirë moderne, të ndritshme dhe të hapur për të gjithë. Ky transformim rrënjësor është më shumë se një rikonstruktim fizik. Është një mesazh i qartë: çdo hapësirë, sado e errët apo e frikshme që ka qenë në të kaluarën, mund të bëhet vend i dritës, i krijimtarisë dhe i bashkimit. Sot, aty ku dikur sundonte heshtja dhe frika, lind jeta përmes artit, ngjall kureshtje tek fëmijët dhe ngjiz ide e ëndrra të reja për të ardhmen, transmeton KultPlus....