Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

Një deklaratë me pesë pika, e iniciuar nga Forumi për Dialog Politik, ka marrë deri më tani firmat e 735 pedagogëve, të cilët shprehin kundërshtimin ndaj dhunës së pretenduar ndaj studentëve gjatë protestave dhe kërkojnë ndryshime në drejtimin e vendit. Përmes këtij dokumenti, firmëtarët i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama të dëgjojë kërkesat e studentëve, të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë krijimit të një qeverie kujdestare. Sipas tyre, një qeveri e tillë do të duhej të garantonte stabilitetin institucional, qetësimin e situatës politike dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve. Në mesin e emrave që kanë firmosur deklaratën janë akademikët Stefan Çapaliku dhe Ardian Ndreca, si dhe Fatos Tarifa, Zyhdi Teqja, Andri Koxhaj, Petraq Milo, Gjok Vuksani, Fatos Qerimaj, Gentian Stroni, Enkeleda Olldashi, Kozeta Bakiu,...