Nga sot 30% më pak autobusë urbanë në Tiranë. Operatorët reduktojnë flotën

Nga sot 30% më pak autobusë urbanë në Tiranë. Operatorët reduktojnë flotën

Transporti publik në kryeqytet nis muajin shtator me më pak autobusë në qarkullim. Nga sot, operatorët urbanë kanë reduktuar flotën me rreth 20 deri në 30%, duke sjellë ndryshime në frekuencën e shërbimit në disa prej linjave të Tiranës. Reduktimi i numrit të mjeteve pritet të ndikojë drejtpërdrejt te pasagjerët, të cilët mund të përballen me intervale më të gjata pritjeje dhe një shërbim më të rralluar, veçanërisht në oraret me fluks të lartë. Operatorët e transportit urban kanë argumentuar më herët se vendimi lidhet me vështirësitë financiare dhe rritjen e kostove të operimit të shërbimit. Për këtë çështje, ata i janë drejtuar institucioneve përgjegjëse me kërkesa për ndërhyrje. Pavarësisht reduktimit të flotës, linjat urbane vijojnë të funksionojnë, por me një numër më të ulët...