Nga Shkodra në Vlorë! Lëvizja studentore shtrihet në të gjithë vendin, kërkohet dorëheqja e Ramës
Revolta e studentëve dhe gjimnazistëve kundër qeverisë së Edi Ramës ka hyrë sot në ditën e katërt, duke u shtrirë nga Tirana në disa qytete të tjera të vendit. Bojkoti i mësimit nuk kufizohet më vetëm në auditorët universitarë, pasi në protesta janë përfshirë edhe nxënës të shkollave të mesme. Në Lezhë, gjimnazistët kanë bojkotuar mësimin që në orët e para të mëngjesit. Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë. Pas një tentative të pasuksesshme për të hyrë në godinën e bashkisë, disa protestues kanë thyer xhamat e një gjimnazi, kanë shkulur kangjella dhe kanë dëmtuar tabela të sinjalistikës rrugore. Në Elbasan, gjimnazistët kanë dalë sërish në rrugët e qytetit, duke vijuar për të dytën ditë bojkotin e mësimit. Nxënësit janë grumbulluar për...
Burimi:
gijotina.com