Nga serat tek agroturizmi dhe rrjetet e peshkimit, hapen sot aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025

Nga serat tek agroturizmi dhe rrjetet e peshkimit, hapen sot aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025

Hapen sot aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 për sektorin bujqësor. Lajmi është njoftuar nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj në rrjetet e saj sociale, sipas të cilës ofrohet një paketë financimi e integruar që përfshin kredinë e butë dhe mbështetje financiare përmes granteve. Sipas Denajt, kjo skemë ka për qëllim rritjen e konkurrueshmërisë dhe fuqizimin e inovacionit në zinxhirin agroushqimor, duke siguruar gjithashtu përmbushjen e standardeve të BE-së për sigurinë ushqimore. “Për më tepër, ajo synon realizimin e objektivit ambicioz të qeverisë për eksportimin e 1 miliard eurove produkte bujqësore deri në 2030-ën. Për të...