Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Nga rrugët e lashta të Kalasë te pyjet e Ginarit, bujtinat sjellin jetë të re në Elbasan
Në kohën kur Shqipëria po njeh një bum turistësh, Elbasani po i përgjigjet sfidës, duke rikthyer në përdorim thesaret e tij historike dhe natyrore, dhe duke i shndërruar ato në përvoja të paharrueshme për çdo vizitor. Brenda mureve të Kalasë së Elbasanit, në Gjinarin piktoresk dhe në Funarin e gjelbër, po marrin jetë bujtina të vogla familjare, që mishërojnë një turizëm të qëndrueshëm, të ngrohtë e autentik. Shembull është “Vila Zoi”, një bujtinë e vendosur në zemër të kalasë, aty ku rrugët e gurta të Via Egnatia-s shpalosin rrëfime mijëravjeçare. E hapur një vit më parë, falë bonusit të rijetëzimit nga Ministria e Kulturës, kjo iniciativë familjare është sot një ndalesë e preferuar për turistë nga e gjithë bota, nga Europa në Zelandën e Re,...