Nga rritja e dividentit për biznesin e madh te taksa për apartamentet dhe vilat në bregdet, Rama prezanton 10 pikat e Paketës Fiskale 2027
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar 10 pikat kryesore të Paketës Fiskale 2027, duke njoftuar ndryshime në taksimin e dividendit, pronave dhe automjeteve luksoze. Ndër masat e bëra publike janë edhe krijimi i një Byroje të Specializuar për kontrollin e të ardhurave, si dhe nisma që, sipas Ramës, synojnë të lehtësojnë barrën për familjet dhe të ngushtojnë hendekun social. “Për herë të parë në histori, buxheti shqiptar kalon 10 miliardë euro. Ndërkohë që borxhi publik i Shqipërisë ka rënë në një prag të poshtëm historik po ashtu. Nuk e them unë, e thonë të gjitha shifrat dhe faktet e institucioneve financiare. Prekja e pragut prej 30 mld eurosh të prodhimit të përgjithshëm kombëtar, ku 10 vite më parë ky prodhim ishte te 10 mld euro, ilustron...
Burimi:
ntv.al