Nga Rivera te Kaká…, a i mbani mend të gjithë?  Modric, i 13-ti fitues i “Topit të Artë” te Milani

Nga Rivera te Kaká…, a i mbani mend të gjithë?  Modric, i 13-ti fitues i “Topit të Artë” te Milani

Ka nisur aventura e Luka Modric te Milani. Ish-lojtari i Real Madridit dhe fitues i “Topit të Artë” në vitin 2018 është prezantuar para tifozëve me fjalët: “Dua të fitoj”. Ai është gati të veshë fanellën kuqezi, duke u bërë kështu fituesi i 13-të i “Topit të Artë” në histori, që ka luajtur për Milanin. Në historinë e klubit kuqezi kanë shkëlqyer shumë legjenda të futbollit, të cilat e kanë fituar këtë çmim prestigjioz, duke filluar nga ikonat si Gianni Rivera, Marco van Basten, Ruud Gullit, George Weah e deri tek emra të mëdhenj të kohëve më të fundit si Kaka dhe Andriy Shevchenko. Modric bashkohet me këtë listë të shkëlqyer, duke shtuar një dimension tjetër eksperience dhe klasi në skuadrën e drejtuar nga Allegri....