Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
NGA QASHIF HOXHA – Po jetojmë vdekjen morale të një shoqërie të tërë, edhe pse letra në shtyllë ende nuk i ka dalë
👁5154
Kur njeriu mbush 18 vjeç, bashkë me pjekurinë që i jep mosha shoqëria i ka dhënë të drejtën e votës. Kjo e drejtë është si një kasafortë magjike që fsheh brenda saj votën, por jo vetëm, sepse vota nuk është vetëm një e drejtë për tu ushtruar, por ajo përmbledh në vetvete karakterin tonë, dinjitetin, ndershmërinë, seriozitetin, moralin njerëzor, dashurinë për veten, familjen e qytetin e vendin ku jemi lindur dhe rritur. Tek ajo kuti fshihen andrrat dhe dëshirat për jetën dhe mirëqënien, brenda saj është “mekanizmi” që ndan të mirën nga e keqja. Në fund të fundit, është mjeti...