Nga protestat, projekti për Sazanin te ‘mallkimi shqiptar’, Rama për “The Independent”: Demokracitë tona po hahen nga rrjetet sociale
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar një sërë çështjesh që lidhen me zhvillimet politike në Shqipëri dhe në arenën ndërkombëtare. Në një intervistë për median britanike “The Independent”, Rama është ndalur te temat 'e nxehta' në vend, siç janë protestat që po zhvillohen prej muajsh tashmë. Për këtë, Rama fajëson ndikimin e rrjeteve sociale, të cilat sipas tij, po dëmtojnë demokracinë. "Shqipëria ka përjetuar së fundmi disa nga protestat më të mëdha që nga rënia e komunizmit. Demonstratat janë përqendruar në korrupsion, koston e jetesës dhe një zhvillim luksoz të propozuar në ishullin e Sazanit ku përfshihet Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, dhe investitorë të tjerë ndërkombëtarë. Ishulli, shtëpia e habitateve të rëndësishme të jetës së egër, përfshirë flamingot, është bërë një...
Burimi:
zeri.ai