Nga protestat në Francë te Shqipëria, si e shfrytëzon Rusia kaosin për luftën e informacionit!
Pamjet e makinave në flakë, përplasjeve mes protestuesve dhe policisë, si dhe ndërtesave të dëmtuara në Francë, kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit. Shpesh të shkëputura nga konteksti, ato janë shoqëruar me interpretime politike që synojnë të shpjegojnë jo vetëm dhunën, por edhe se kush mund të përfitojë prej saj. Pikërisht këtu hyn në diskutim një dimension tjetër i sigurisë evropiane: operacionet hibride dhe fushatat e ndikimit të huaj. Rusia ka një histori të dokumentuar të përdorimit të dezinformimit për të nxitur polarizimin politik dhe për të dobësuar besimin te institucionet perëndimore. Megjithatë, ekzistenca e këtyre operacioneve nuk përbën provë se Moska qëndron pas protestave të fundit në Francë apo Shqipëri. Çfarë kanë zbuluar shërbimet franceze? Në maj 2025, agjencia franceze...
Burimi:
javanews.al