Nga protesta te mesazhi i Spiropalit/ PD: Po asgjësoni 15 bashki, duhet referendum! PS: Asnjë shërbim nuk largohet

Nga protesta te mesazhi i Spiropalit/ PD: Po asgjësoni 15 bashki, duhet referendum! PS: Asnjë shërbim nuk largohet

Reforma e re Territoriale do të vendoset sonte, dhe kjo ka sjellë debate të forta në Kuvend dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa protesta e thirrur nga PD u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë. Pati edhe shoqërime nga Policia, dhe kryebashkiakë që u futën tek turma, por protesta u shua pas disa orësh. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kundërshtoi projektin e mazhorancës për riorganizimin territorial, duke kërkuar që vendimmarrja t’u lihet qytetarëve përmes një referendumi. Berisha argumentoi se reforma nuk lidhet me përmirësimin e shërbimeve, por me interesa politike, ndërsa kërkoi që qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin mes alternativave për organizimin territorial të vendit. Të njëjtën linjë mbajti edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili akuzoi...