Nga pronari i hotelit, te personi që i çonte ushqimin dhe berberi personal/ Jepen sot masat për bashkëpunëtorët e Flodian Plakut

Nga pronari i hotelit, te personi që i çonte ushqimin dhe berberi personal/ Jepen sot masat për bashkëpunëtorët e Flodian Plakut

Ka nisur në orën 09:30 në Gjykatën e Vlorës seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj katër personave të arrestuar së bashku me Flodian Plakun në Orikum. Të ndaluarit janë:• Albano Lapshi, i cili dyshohet se i çonte ushqim Plakut,• Armando Dano, berber nga Shkodra,• Ligor Doko, pronar i hotelit ku u arrestua Plaku,• Julian Aliaj, i cili u kap me armë zjarri me vete dhe rezulton të ketë qenë më parë i dënuar për trafik droge. Gjykata pritet të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë për masat e sigurisë ndaj tyre, në lidhje me veprimtarinë e dyshuar kriminale. 42-vjeçari Flodian Plaku u arrestua disa ditë më parë ndërsa fshihej në një hotel në Orikum. Flodian Plaku ishte vënë nën vëzhgim nga policia për rreth dy...