Nga pronari i hotelit ku strehohej te berberi personal, Gjykatën e Vlorës vendos sot për 4 bashkëpunëtorët e “Pole Qorrin”

Nga pronari i hotelit ku strehohej te berberi personal, Gjykatën e Vlorës vendos sot për 4 bashkëpunëtorët e “Pole Qorrin”

Flodian Plaku VLORË- Gjykata e Vlorës do të caktojë sot masat e sigurisë ndaj katër personave të arrestuar së bashku me Flodian Plakun në Orikum, i cili ishte në kërkim për vrasjen e Gentian Bejtjas. Të ndaluarit janë Albano Lapshi, Ligor Doko dhe Armand Dano, të cilët akuzohen për përkrahje të autorit të krimit. Plaku strehohej në hotelin e Ligor Dokos, Albano Lapshi i dërgonte ushqim Flodian Plakut, kurse Armand Dano nga Shkodra ishte berberi i tij. Ndërsa i ndaluari i katërt, Julian Aliaj, i cili u kap bashkë me Pole Qorrin në makinë, rezulton të ketë qenë më parë i dënuar për trafik droge.  Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Flodian Plakun, i cili akuzohet për vrasjen e Gentjan Bejtjas më 15 mars 2024....