Nga promovimi në shembje/ Qëndrimi kontradiktor i Benet Becit për kabinat e ndërtuara pa leje në Theth

Nga promovimi në shembje/ Qëndrimi kontradiktor i Benet Becit për kabinat e ndërtuara pa leje në Theth

Në Theth janë shembur 19 ndërtesa të ndërtuara pa leje, pjesë e një aksioni të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), i përqendruar në njësinë administrative Shalë. Ajo që e bën këtë ndërhyrje më të zhurmshme është fakti se vetëm pak javë më parë, në maj, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, kishte promovuar të njëjtën zonë si model suksesi për zhvillimin rural. Ndër strukturat e prishura, 10 ishin ngritur në hapësirat rreth kishës së vjetër të Thethit, një monument kulture që përfaqëson identitetin historik të zonës. Ironia qëndron në faktin se pikërisht aty ku zyrtarët pozonin për kamera, sot...
Burimi: Sot.com.al