Nga poezia te debati/ Libri “Grue prej zjermi” i Donika Dabishevcit u promovua në Gjakovë

Nga poezia te debati/ Libri “Grue prej zjermi” i Donika Dabishevcit u promovua në Gjakovë

Libri më i ri me poezi i poetes dhe studiueses Donika Dabishevci, “Grue prej zjermi”, u promovua në Gjakovë, në një mbrëmje letrare të organizuar nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, e cila mblodhi studiues, krijues, përfaqësues të institucioneve kulturore dhe lexues të shumtë rreth një diskutimi të gjerë për poezinë dhe shtresimet estetike, filozofike e kulturore të veprës. Kryetari i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”, Ruzhdi Sefa, në fjalën e rastit theksoi rëndësinë e takimeve që e mbajnë librin, krijimtarinë dhe debatin kulturor në qendër të jetës publike. Ai foli edhe për rolin që Shoqata synon të ketë në krijimin e hapësirave ku autorët dhe veprat e tyre mund të takohen drejtpërdrejt me publikun dhe me mendimin kritik. Mbrëmjen e moderoi gazetari Blerim Valla, i cili...