Nga ngacmimi i gruas së Sajmir Kurtit, dëshmia për Lul Berishën tek plagosja në Pllajë, historia e konflikteve të Eqerem dhe Erkid Kazazit

Nga ngacmimi i gruas së Sajmir Kurtit, dëshmia për Lul Berishën tek plagosja në Pllajë, historia e konflikteve të Eqerem dhe Erkid Kazazit

Erkid Kazazi dhe Saimir Kurti TIRANË- Erkid Kazazi, 30 vjeç, personi që është shpallur në kërkim për plagosjen e Arbër Gorgeas nuk është një emër i panjohur për Policinë e Shtetit. Ai ka qenë i angazhuar edhe në strukturat e Partisë Demokratike, por në jetën e tij nuk kanë munguar as konfliktet në të cilat janë përdorur armë zjarri. Viti 2016, ngacmimi i një gruaje që shkaktoi tre të plagosur Saimir Kurti Të shtënat me armë zjarri tronditën Kavajën më 18 qershor të vitit 2016, kur ish-drejtori i Zyrës së Punës në këtë qytet, Saimir Kurti, ka plagosur me armë zjarri tre persona, para Bashkisë së qytetit. Saimir Kurti pati një debat të ashpër me Eqerem Kazazin, 48 vjeç, i cili rezulton të jetë babai...