Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nga ndarja e çështjeve me short te kohëzgjatja e proceseve gjyqësore dhe masat e sigurimit personal! Raporti i ILD: 21 inspektime në një vit, nuk shpëton as SPAK
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kryer 21 inspektime gjatë vitit 2024. 12 prej tyre kanë përfunduar, ndërsa ky institucion ka publikuar raportet përkatëse. Inspektimet kanë verifikuar aspekte të punës së gjykatave, administratës gjyqësore, zyrave të prokurorive dhe administratës së prokurorisë, bazuar në planin vjetor të inspektimeve, por edhe në kërkesën e motivuar me shkrim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të Ministrit të Drejtësisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm. Inspektimet e përfunduara kanë pasur për objekt trajtimin e ankesave me objekt “lirimin me kusht”, nga disa gjykata dhe prokurori pranë tyre në 15 gjykata të shkallës së parë në vend dhe 5 ish-gjykata të Apelit, përpara hartës së re gjyqësore, si dhe prokuroritë pranë tyre. Nuk kanë munguar edhe...