NGA MUSTAFA NANO – Pushteti nuk merret me grykën e pushkës apo me fuqinë e molotovit…

NGA MUSTAFA NANO – Pushteti nuk merret me grykën e pushkës apo me fuqinë e molotovit…

Kam parë shumë veta që janë ekzaltuar dhe përndezur nga dhuna, madje i kanë inkurajuar. Fale zot se nuk e dinë se ç’bëjnë. Kam murmuritur me vete këtë frazë të Jezusit në momentet e fundit të jetës së tij në tokë: ‘Jam bërë kristian?’ Jo, aspak. Thjesht kam kaluar vitin e mbrapsht 1997.Kam parë këto ditë që janë bërë të gjallë edhe njerëz që deri tani kishin qenë në gjumë, ose të tërhequr menjëanë, po i ndezin më shumë urat, po i hedhin benzinë zjarrit, janë me mendimin se revolucioni po fiton dhe, o burra të hipim në karron e fitimtarëve. Mua më shpifin këta njerëz që përgjithësisht i përkasin gjeneratës sime, që do të thotë se e kanë jetuar ’97-ën, kur Kuçka e Shqipëri...