Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
NGA MIMOZA REXHVELAJ – A e dini çfarë po e dëmton Partinë Demokratike sot…?
Jo, nuk e dini, ose nuk doni ta dini… Nuk është vetëm mungesa e unitetit. As mungesa e një lidershipi të besueshëm. As përçarja e brendshme, që tashmë është bërë si një plagë e hapur përballë syve të publikut. Ajo që po e vret realisht Partinë Demokratike është servilizmi. Ky servilizëm patetik, i përditshëm, që na serviret në çdo ekran, në çdo dalje publike, në çdo “analist” të njëanshëm, në çdo status të rremë, që i këndon lavde atyre, që nuk kanë më as guximin të dëgjojnë të vërtetën. Po e vrisni kështu. Po e mbytni. Jo me sulme nga...