Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nga Milani te Kombëtarja shqiptare, Igli Tare shfaqet në stadium për të mbështetur përfaqësuesen kuqezi kundër Serbisë
👁3700
Pak javë pasi u zyrtarizua si drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare duket se i ka lënë për pak mënjanë punët e tij dhe ka vendosur të udhëtojë për në Tiranë. Ish-kapiteni i Kombëtares, një tifoz thuajse i përhershëm i ekipit kuqezi, nuk ka munguar as në këtë duel historik me Serbinë. Tare u shfaq i shoqëruar nga djali i tij, të cilët të dy bashkë do të brohorasin për një fitore të Shqipërisë në “Arenën Kombëtare”, e cila do t’i ndihmonte shumë kuqezinjtë drejt ëndrrës “Botëror 2026”.