Nga lidhjet me Serbinë, tek heshtja për narkotrafikun! Si e emëroi Rama Vjosa Hysenin në krye të SHISH kur lulëzonte ‘Ballkani i Hapur’

Nga lidhjet me Serbinë, tek heshtja për narkotrafikun! Si e emëroi Rama Vjosa Hysenin në krye të SHISH kur lulëzonte ‘Ballkani i Hapur’

Drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, ndaj të cilës GJKKO caktoi masat e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra” në 2021 është shkarkuar nga Inteligjenca e Kosovës për lidhje të papërshtatshme me shërbimin sekret serb.  Vlora Hyseni akuzohet nga SPAK  për dy vepra penale, konkretisht për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Po kush është Vlora Hyseni?  Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra” për drejtuesen e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, në lidhje me hetimet që po kryhen për dosjen e “AKSHI”, ku Vlora Hyseni konsiderohej një lidhje e ngushtë e Ergys Agasit. Vlora Hyseni nuk gjendet në Shqipëri pasi ndodhet në një takim pune jashtë vendit, teksa...