Nga kufizimi i lojës ping-pong tek reduktimi i telefonatave/ Zbardhen ankesat e Metës dhe Veliajt në burg

Nga kufizimi i lojës ping-pong tek reduktimi i telefonatave/ Zbardhen ankesat e Metës dhe Veliajt në burg

Ilir Meta dhe Erion Veliaj TIRANË-Avokati i Popullit, Ahmet Prenci ka nisur hetimet për mënyrën e trajtimit në qeli të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Pas rreth një jave të dëgjimit të ankesave nga Veliaj dhe Meta, Avokati i Popullit i është drejtuar me kërkesë Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të marrë shkresa mbi planin e masave të gardianëve dhe grafikun e telefonatave që kanë kryer dy të paraburgosurit apo edhe takimet e tyre. Por, cilat janë shqetësimet e të paraburgosurve, nën hetim për çështje korrupsioni dhe pastrim parash? Nga paraburgimi 313, Ilir Meta thotë se mbas dy telefonatave publike, i është kufizuar aktiviteti sportiv pasi i lejohet të luajë ping-pong vetëm një herë në...