Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nga kufizimi i aktivitetit fizik e lojës ping-pong tek masat e shtuara në ajrim/ Zbardhen ankesat e Metës dhe Veliajt në burg
Zbardhen pretendimet e Ilir Metës dhe Erjon Veliajt tek komisionerët e Avokatit të Popullit. Gjashtë ditë dëgjimi në qeli i ankesave të ish presidentit Ilir Meta dhe të kryebashkiakut Erjon Veliaj, Avokati i Popullit i është drejtuar me kërkesë Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të marrë shkresa mbi planin e masave të gardianëve dhe grafikun e telefonatave që kanë kryer dy të paraburgosurit apo edhe takimet e tyre. Kjo kërkesë e komisionerëve kundër torturës vjen mbasi kanë administruar me shkrim ankesat e dy të hetuarve të SPAK, të cilët kanë pohuar tek avokati I popullit shkelje të të drejtave të njeriut nga institucionet shtetërore. Top Channel mëson se për çfarë kanë ngritur shqetësimet e tyre secili nga të paraburgosurit, nën...