Nga kryetare Kuvendi te ministre e Jashtme, Lami: Spiropali u katapultua në politikë
Pedagogu Roland Lami thotë se deputetja socialiste, Elisa Spiropali ka arritje vetëm në letra. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Lami u shpreh se katapultimi i Spiropali nuk ka qenë prej meritës, por falë shkërmoqjes së meritokracisë. Lidhur me sfidën ndaj Edi Ramës për PS, Lami deklaroi se që të kandidosh për kreun e partisë, duhet të kesh nga mbrapa një strukturë. “Po ta shikosh në letra, zonjën në fjalë është një figurë që duhet marrë seriozisht, ka qenë kryetare e Kuvendit, ministre e Jashtme. Po t’u referohemi homologëve të saj në Perëndim, e kanë ndërtuar këtë trajektore me eksperiencë, me beteja elektorale. Po të shohësh zonjën në fjalë, i ka bërë këto kapërcime falë shkërmoqjes së meritokracisë në parti. Të garosh për kryetar partie...
Burimi:
javanews.al