Nga Korça në Tiranë e Dibër, Hita jep porositë për Policinë: Goditni grupet kriminale

Nga Korça në Tiranë e Dibër, Hita jep porositë për Policinë: Goditni grupet kriminale

Skënder Hita TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zhvilluar takime me strukturat e Policisë në Korçë, Tiranë dhe Dibër, ku ka kërkuar intensifikimin e punës për goditjen e grupeve kriminale, kapjen e personave që lëvizin me armë apo drogë, si dhe arrestimin e shtetasve në kërkim. Në takimet me drejtuesit e strukturave vendore dhe kufitare, Hita ka kërkuar një angazhim më të madh edhe në luftën kundër krimeve kufitare dhe trafiqeve, përmes hetimeve proaktive dhe bashkëpunimit mes strukturave. Një tjetër prioritet i vendosur në fokus ka qenë siguria e nxënësve, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka kërkuar monitorim të drejtpërdrejtë të masave të marra për sigurinë pranë shkollave, si dhe kontrolle...