Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Nga Interi tek Interi…; ja si Italia përpiqet prej vitit 2010 ta thyejë tabunë e Champions-it
👁5432
I takon sërish Interit detyra për ta rikthyer Italinë në fronin e Ligës së Kampionëve. Skuadra e fundit italiane që ka fituar “kupën me veshë të mëdhenj” ka qenë pikërisht ajo zikaltër më 22 maj 2010. Që nga ajo fitore, klubet italiane kanë arritur në tri finale të kompeticionit më elitar europian. Për ta zbutur disi bilancin e ekipeve italiane në Champions janë dy sukseset në “Europa League” dhe “Conference League”. Kanë kaluar 15 vite e 9 ditë nga nata magjike e Interit në “Santiago Bernabeu”, ku mposhti Bayern Munich 2-0 dhe fitoi Champions-in e tretë në historinë e vet,...