Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Nga i nxehti afrikan te rrebeshet e shiut”, habit meteorologia Porja: E diela sjell një kthesë të papritur të motit
Pas një prej ditëve më të nxehta në dy apo tre dekadat e fundit, Shqipëria ndodhet nën ndikimin e një vale të fortë të nxehti, që ka përfshirë thuajse gjithë territorin, përfshirë edhe zonat malore, një fenomen jo i zakontë për klimën tonë. Meteorologia Lajda Porja tha se ditën e djeshme u afrua, madje sipas disa vlerësimeve mund të jetë thyer, rekordi i temperaturës prej 44 gradësh Celsius i shënuar në qarkun e Beratit në vitin 1993. Ajo theksoi se ndryshe nga zakonisht, kulmi i të nxehtit është regjistruar në orën 15:00, me temperatura që në disa zona kanë kapur...