“Nga i kanë marrë paratë?”/ Policia “skanon” dhjetëra makina luksoze në Tiranë
Makinat luksoze në kryeqytet janë vënë nën kontrolle të përqendruara nga Policia e Tiranës, me fokus verifikimin e origjinës së automjeteve dhe burimit të pasurisë me të cilën janë blerë. Dhjetëra automjete luksoze janë kontrolluar nga strukturat e Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, “Shqiponjat” dhe Policinë Rrugore. Për verifikimin e mjeteve është përdorur një aparaturë e posaçme që kontrollon të dhënat identifikuese të automjeteve. Pas kontrolleve në sistem, Policia ka vijuar me verifikimin e pronësisë, origjinës dhe historikut të blerjes, shitjes dhe posedimit të tyre. Njoftimi: Tiranë/ Kontrolle të përqendruara ndaj automjeteve luksoze, në fokus verifikimi i origjinës dhe burimit të pasurisë. Strukturat e Policisë së Tiranës kanë intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze, me qëllim evidentimin dhe...
Burimi:
ntv.al