Nga historia e tërmeteve tek ne: Tërmeti i vitit 518 kishte shkatërruar sa hap e mbyll sytë 24 qytete-kështjella të Dardanisë!

Nga historia e tërmeteve tek ne: Tërmeti i vitit 518 kishte shkatërruar sa hap e mbyll sytë 24 qytete-kështjella të Dardanisë!

Nëpërmjet burimeve historike dhe kronikave të kohës, studiues të vëmendshëm kanë zbuluar njoftime të ndryshme dhe në këtë kontekst edhe njohuri të rëndësishme në historinë e tërmeteve. Sipas njoftimeve në fjalë, në vitin 518 një tërmet katastrofik do të godiste Provincën e Dardanisë. Siç njoftoi Marcellin Komesi (c. 480-c. 540), një kronist ilir i asaj kohe i lindur ndoshta afër Shkupit, termeti kishte shkatërruar 24 qytete-kështjella sa hap e mbyll sytë. Midis tyre ishte edhe Shkupi (Scupi), metropoli i Provincës së Dardanisë. Në burimet relevante të kohës, ndër qendrat e shkatërruara përmendet edhe Ulpiana, e cila do të ristrukturohet tërësisht nga Justiniani I (527-565), perandor bizantin me origjinë dardane nga territori në fjalë. Që nga kjo kohë qyteti u quajt Justiniana Secunda. Kronisti Komes ka...