Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Nga Hamletët e Shekspirit, tek Buendiat e Markezit. 10 familjet më “të çmendura” të letërsisë
Fijet e ngatërruara të familjeve që përbëjnë subjektin e romaneve të mëdha. Compson-ët në “Tingulli dhe tërbimi” të William Faulkner. Faulkner e vendos në një bashki imagjinare të Yoknapatawpha-s. Ata janë paradigma e familjes dekadente dhe konfliktuale. Ka abuzime, vetëvrasje, dyshime, inceste, të rrethuar nga skllavëria dhe konfliktet etnike. Fantazmat e së kaluarës, atësi të ngatërruara, ndërgjegje të humbura që vijnë nën stilin e ethshëm dhe melankolik të Faulkner-it. Buendia-t në “100 vjet vetmi” të Gabriel García Márquez-it. Markezi shpiku Makondon si qendër të krijimeve të tij. Saga e Buendiave, themeluesve të vendit përfshin vrasje, incest, atësi të ngatërruara, martesë...