Nga gazetarë tek ekspertët e AI, Rama: Bashkohuni me Rrjetin MIA, edhe tre ditë kohë
Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për t’u bërë pjesë e Rrjetit MIA, nismë e Agjencisë për Media dhe Informim pranë Kryeministrisë, duke njoftuar se deri tani janë regjistruar mbi 100 aplikime. “Edhe tre ditë për t’u bërë pjesë e Rrjetit MIA!”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale, ku fton profesionistë, ekspertë, të rinj dhe krijues që t’i bashkohen procesit të reformimit të komunikimit publik. Rama thekson se aplikantët kanë dy mundësi: të punojnë pranë strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore ose të bashkëpunojnë me Agjencinë për Media dhe Informim duke propozuar ide, projekte apo zgjidhje të reja. Në fokus janë profesionistët me aftësi në komunikim, media, teknologji, inteligjencë artificiale, video, dizajn dhe analizë të të dhënave. Postimi i plotë EDHE TRE DITË...
Burimi:
kohajone.com